Shënim: Federata Shqiptare e Radioamatorizmit ndihmon e mbështet sportistët radioamatorë me të gjitha mjetet në dispozicion që të marrin pjesë në aktivitetet kryesore radioamatoriale të shënuara në tabelën më sipër. Sigurisht që Kampionati Kombëtar në HST, Kupa e Shqipërisë në HST, Kampionati Evropian dhe sidomos Kampionati Botëror në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” kanë prioritet para aktiviteteve të tjera.
Megjithatë, klubet sportive radioamatore në të gjitha rrethet, por edhe radioamatorët individualisht, inkurajohen të marrin pjesë edhe në aktivitetet dhe garat e tjera sportive që organizojnë klubet, shoqatat dhe federatat radioamatoriale në Europë dhe në të gjithë botën. WA7BNM vë në dispozicion kalendarin e të gjithë aktiviteteve radioamatoriale në faqen https://www.contestcalendar.com/contestcal.php – konsultojeni këtë kalendar për të planifikuar pjesëmarrjen në aktivitete të tjera.
Çdo radioamator mban përgjegjësi të plotë dhe personale për zbatimin me përpikmëri të rregullave të çdo aktiviteti sportiv, individuale apo në grup, të përcaktuara nga organizatori dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe “Rregulloren për Shërbimet Radioamatore në Republikën e Shqipërisë” nga AKEP – Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare: https://akep.al/.
Për çdo pyetje mund të shkruani online në fshra.org/contact ose fshra.org/feedback, si dhe në adresat tona:
FEDERATA SHQIPTARE E RADIOAMATORIZMIT
ALBANIAN FEDERATION OF RADIO AMATEURS
Kutia Postare 201, 1001 Tirana, Albania
M +355 695 8188 50, M +43 650 3456 477, M +355 676 5050 09
fshra@fshra.org |
info@fshra.org |
president@fshra.org
www.fshra.org |
www.radioamator.org
[ Burrel | Elbasan | Krujë | Peshkopi | Shkodër | Tiranë | Vlorë ]