Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day

Çdo 18 Prill, radio amatorët në mbarë botën dalin në valët e transmetimit për të festuar Ditën Botërore të Radioamatorëve. Më 18 prill 1925 u formua në Paris Unioni Ndërkombëtar i Radio-Amatorit - IARU.

Eksperimentuesit radioamatorë ishin të parët që zbuluan se spektri i valëve të shkurtra bën të mundur komunikimin përmes tyre në mbarë botën. Edhe entitete te tjera si ushtritë, firmat e radiotelegrafisë, etj. kërkonin të përdornin për qëllimet e tyre të gjithë këtë spektër, kështu që ekzistonte mundësia që radioamatorët "të shtyhen mënjanë". Por pionierët e radioamatorë u takuan në Paris në 1925 dhe krijuan organizatën IARU për të mbështetur radioamatorët në mbarë botën.

Vetëm dy vjet më vonë, në Konferencën Ndërkombëtare të Radiotelegrafisë, radioamatorët i fituan alokimet e njohura edhe sot - 160, 80, 40, 20 dhe 10 metra. Që nga themelimi i saj, IARU ka punuar pa u lodhur për të mbrojtur dhe zgjeruar alokimet e frekuencave për radioamatorët. Falë mbështetjes së administratave të shkolluara në çdo pjesë të globit, radioamatorët tani janë në gjendje të eksperimentojnë dhe të komunikojnë në brezat e frekuencave të vendosura strategjikisht në të gjithë spektrin e radios. Nga 25 vendet që formuan IARU në vitin 1925, IARU tanimë është rritur duke përfshirë 160 shoqëri anëtare në tre rajone të globit. Rajoni 1 i IARU përfshin Evropën, Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Azinë Veriore. Rajoni 2 mbulon Amerikën dhe Rajoni 3 përbëhet nga Australia, Zelanda e Re, kombet ishullore të Paqësorit dhe pjesa më e madhe e Azisë. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) e ka njohur IARU-n si përfaqësues të interesave të radioamatorëve.

Sot radioamatorët janë më popullor se asnjëherë me parë, duke patur më shumë se 3.000.000 operatorë të licencuar!

Dita Botërore e Radioamatorizmit është dita kur Shoqëritë Anëtare të IARU mund t'i tregojnë publikut aftësitë e radioamatorëve, ti gëzohen dhe forcojnë miqësinë globale me radioamatorë të tjerë në mbarë botën.


Dita Botërore e Radioamatorëve 2024

IARU me shumë kënaqësi shpall që sot temën: “Një shekull lidhjesh: festojmë 100 vjet të inovacionit, komunitetit dhe mbështetjes për Radioamatorizmin”.

IARU feston njëqindvjetorin e saj më 18 prill 2025. Që nga themelimi i saj në Paris, Francë, IARU ka punuar pa u lodhur për të promovuar inovacionin në radioamatorizëm dhe për të inkurajuar rritjen e shërbimit në komunitetet e radioamatorëve në mbarë botën.

IARU ka përfaqësuar Shërbimet Radioamatore në organet rregullatore ndërkombëtare dhe rajonale duke u mbështetur radioamatorët vullnetarë që vijnë nga shumë vende dhe komunitete. IARU ka qenë anëtar sektori i ITU që nga viti 1932 dhe puna e vullnetarëve radioamatorë ka vazhduar që nga ajo datë me sukses të pashoq, siç u theksua me arritjet në WRC-23.

Deri në ditën e njëqindvjetorit, ne të gjithë radioamatorët duhet të gjejmë kohë për të reflektuar mbi arritjet e jashtëzakonshme të radioamatorëve gjatë 100 viteve të fundit. Ndërsa Shërbimet Radioamatore kanë funksionuar për më shumë se një shekull, viti 1924 ishte viti i parë që komunikimi radioamator ndërkontinental u bë pak a shumë i zakonshëm. Që nga ajo kohë, radioamatorët kanë bërë përparime të pashembullta në teknologji në lidhje me Shërbimet Radioamatore që luajnë sot një rol kritik në ruajtjen e komunikimeve mbarëbotërore dhe na lejojnë t'u përgjigjemi emergjencave globale.

Dita Botërore e Radioamatorëve është një mundësi për të reflektuar mbi arritjet tona që nga viti 1924. Ne duhet të festojmë komunitetin tonë të larmishëm, përparimet dhe risitë që kemi bërë ndërsa presim me padurim të festojmë njëqindvjetorin e IARU vitin e ardhshëm.



Shënim: Materiali i mësipërm është marrë dhe përkthyer e përshtatur nga faqja e IARU-t https://www.iaru.org/on-the-air/world-amateur-radio-day/

FSHR Selia

Tirana Olimpik Park
Rr. Liman Kaba 1
1019 Tirana
Albania

FSHR Kutia Postare

Kutia Postare 201, 1001 Tirana Albania
fshra@fshra.org, info@fshra.org
www.fshra.org  |  www.radioamator.org
[ Burrel | Elbasan | Krujë | Peshkopi | Shkodër | Tiranë ]

FSHR President

Florian Gjonej  ZA5G
Kutia Postare 201, 1001 Tirana, Albania
Postfach 12, 1122 Vienna, Austria
M: +355 695 8188 50,  M: +43 650 3456 477
E:   president@fshra.org

FSHR Sekretar i përgjithshëm

Edmond Budo ZA1U
Kutia Postare 201, 1001 Tirana, Albania
M: +355 676 5050 09,  M: +355 695 8188 50
E:   secretary@fshra.org