Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day

Kampionatit të 6-të Kombëtar të Radioamatorizmit në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” 

Sipas planit kalendarik të vitit 2023, Federata Shqiptare e Radioamatorizmit zhvilloi më 2 dhe 3 shtator 2023 në Elbasan aktivitetin sportiv “Kampionati i 6-të Kombëtar i Radioamatorizmit në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë””. Pas kualifikimit dhe përzgjedhjes në Klubet Sportive në rrethe, nga planifikimi fillestar me 28 sportistë radioamatorë arritën kualifikimet e morën pjesë 15 prej tyre, të cilët përfaqësuan denjësisht ekipet e Radio-Sport Burreli, Radio-Sport Kruja, RadioKlub Partizani, Radio-Sport Elbasani, Radio-Sport Peshkopia si dhe Shoqata Kombëtare e Radioamatorizmit Shqiptar.

Gjatë kampionatit pati gara të forta dhe shumë emocionuese, ku:

·         titullin Kampione e Vendit për Femra e fitoi znj. Anila Shati e ekipit të Radio-Sport Elbasani. Znj. Shati është sportiste e shkëlqyer radioamatore elitare dhe anëtare e ekipit Kombëtar të Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare.

·         titullin Kampion i Vendit për Meshkuj e fitoi z. Kujtim Çela i ekipit të Radio-Sport Kruja, i cili gjithashtu është sportist elitar dhe anëtar i ekipit Kombëtar të Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare.

Në këtë aktivitet u dalluan gjithashtu sportistët radioamatorë Hejli Dedja dhe Kloen Koci, të dy këta sportistë të rinj dhe anëtarë të ekipit Radio-Sport Burreli.

Në klasifikimin e përgjithshëm për femra znj. Elivira Sherali u rendit në vendin e dytë dhe znj. Mimoza Balliu zuri vendin e tretë, të dyja sportiste radioamatore me përvojë të gjatë dhe anëtare të ekipit Radio-Sport Elbasani. Kurse në klasifikimin e përgjithshëm për meshkuj spikatën gjithashtu dy sportistë radioamatorë me përvojë të gjatë si z. Jorgaq Gjoni i RadioKlub Partizani, i cili u rendit në vendin e dytë si dhe Z. Fatmir Elezi anëtar i Shoqatës Kombëtare të Radioamatorëve Shqiptarë, i cili zuri vendin e tretë.

Rezultatet dhe certifikatat e sportistëve radioamatorë janë publikuar në faqen e internetit të FSHR-së në https://fshra.org/aktivitete_rezultate/al_hst_2023/hza_2023_index_en.html

Kupa e Shqipërisë në Radioamatorizëm

Sipas planit kalendarik të vitit 2023, Federata Shqiptare e Radioamatorizmit zhvilloi më 2 dhe 3 shtator 2023 në Elbasan aktivitetin sportiv “Kupa e Shqipërisë në Radioamatorizëm”.

Në këtë aktivitet sportiv u klasifikuan 15 sportistët radioamatorë, përfaqësues të Radio-Sport Elbasani, Radio-Sport Kruja, RadioKlub Partizani, Shoqata Kombëtare e Radioamatorizmit Shqiptar, Radio-Sport Burreli si dhe Radio-Sport Peshkopia.

Rezultatet e Kupës së Shqipërisë të Radioamatorizmit për vitin 2023 ishin si më poshtë vijon:

 I.            vendin e parë me prurje të reja në tre kategori u rendit ekipi Radio-Sport Burreli,

 II.            vendin e dytë RadioKlub Partizani si dhe

 III.            vendin e tretë e fitoi ekipi i Radio-Sport Kruja.

Organizimi dhe zhvillimi i këtyre aktiviteteve u bë i mundur me mbështetjen dhe financimin e Ministria e Arsimit dhe Sportit.

FOTOT e veprimtarive më 2-3 shtator 2023