Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme 2024
Për shkak se shpenzimet totale për pjesëmarrjen e sportistëve radioamatorë të klubeve “Radio-Sport Burreli” dhe “Radio-Sport Elbasani” në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme 2024 ishin të papërballueshme nga vetë klubet dhe nuk mund të mbuloheshin as nga FSHR-ja, për mungesë fondesh nga Ministria e Arsimit dhe Sportit gjatë vitit 2024, si dhe duke marrë parasysh kostot e udhëtimit drejt Tiranës dhe kthimit, u vendos që votimi për datën, vendin dhe mënyrën e zhvillimit të Asamblesë të kryhej online. Në këtë votim morën pjesë 30 anëtarë, ku 21 prej të cilëve vendosën që Asambleja e Përgjithshme të shtyhet për një datë të përshtatshme në vitin 2025 dhe të mbahet në formatin online.
Sa më sipër Federata Shqiptare e Radioamatorizmit organizoi online më 19 mars 2025 Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme me rendin e ditës:
- - raporti i presidentit dhe raporti sekretarit të përgjithshëm
- - raporti i aktiviteteve sportive të vitit 2024
- - raporti i aktivitetit financiar të vitit 2024
- - shqyrtimi, planifikimi dhe miratimi i veprimtarive sportive për vitin 2025
- - miratimi i planifikimit të aktivitetit financiar për vitin 2025
- - shqyrtimi, diskutimi dhe miratimi i ndryshimeve ne statutin e FSHR
- - shqyrtimi, diskutimi dhe zgjedhja e posteve vakante
- - shqyrtimi, diskutimi dhe miratimi i propozimeve te tjera
- - përshëndetja e rastit dhe mbyllja e asamblesë
Slides të prezantimit të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme i gjeni në 20250318_2535_FSHRA_Asambleja_Përgjithshme_Zakonshme_2024.pdf