HST (High Speed Telegraphy) - Telegrafi Shpejtësi e Lartë
Telegrafia me shpejtësi të lartë (HST) është një ndër disiplinat sportive që sfidon operatorët e radioamatorë të marrin dhe kopjojnë saktësisht, e në disa gara të dërgojnë, transmetime të kodit Mors të dërguara me shpejtësi shumë të lartë. Ky aktivitet është më i popullarizuar në Evropën Lindore e Unioni Ndërkombëtar i Radio Amatorëve (IARU) organizon shumicën e garave ndërkombëtare, pra kampionateve botërore.
Kampionati i parë ndërkombëtar i telegrafisë me shpejtësi të lartë ishte Kampionati Evropian HST, i mbajtur në Moskë, Rusi, në vitin 1983. Dy Kampionate të tjera Evropiane HST u mbajtën në vitin 1989 në Hannover, Gjermani e tjetri në vitin 1991 në Neerpelt, Belgjikë. Kampionati i parë Botëror HST u mbajt në Siófok, Hungari, në vitin 1995 më vonë kampionati botëror IARU HSTWC është mbajtur në fillim çdo dy vite e më vonë çdo vit.
Shumica e kampionateve ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale të HST janë organizuar në vendet e ish-Bllokut Lindor, ndërsa çdo kampionat botëror është mbajtur në Evropë. Kampionati i ardhshëm botëror është kampionati i 20-të i IARU HSTWC dhe organizohet më 9-13 tetor 2024 në Tunizi për herë të parë pra në kontinentin Afrikës.
Kampionatet e Telegrafisë Shpejtësi e Lartë organizohen në katër disiplina kryesore:
B-deri 16vjeç: PARA TË RINJ MESHKUJ
C-deri 21vjeç: TË RINJ FEMRA
D-deri 21vjeç: TË RINJ MESHKUJ
E-FEMRA (pa dallim moshe)
F-MESHKUJ (pa dallim moshe)
G-mbi 40vjeç: SENIOR FEMRA
H-mbi 40vjeç: SENIOR MESHKUJ dhe
I-mbi 50vjeç: SENIOR MESHKUJ.
Lista e kampionateve botërore të IARU mund të konsultohet në HST World Championships ndërsa lista e rekordeve botërore në HST World Records
Sigurisht që për kampionatet e HST, IARU ka rregulloren e kampionatit botëror të sanksionuar e cila mund të konsultohet në HST Rules.
Ekipi Kombëtar i Shqipërisë i formuar nga sportistët më të mirë të Klubeve Sportive Radioamatore anëtare të Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit, ka arritur të marrë pjesë në disa nga kampionatet Ballkanike, Evropiane e kryesisht në Kampionatin Botëror të IARU HSTWC duke përmirësuar gjithnjë rezultatet individuale dhe si ekip, por fatkeqësisht pjesëmarrja bëhet gjithnjë e më e vështirë, sepse varet nga fondet në dispozicion të institucioneve përkatëse e kryesisht atyre të Buxhetit të Shtetit për federatat sportive jo-olimpike të administruara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Bëjmë thirrje individëve, firmave e sponsorëve dashamirës të sportit për ndihmë!
Disa video dhe kronika nga Kampionatet Botërore të IARU HST World Championships ku Ekipi Kombëtar ka arritur të marrë pjesë.