COTA (Castles On The Air) - Kështjellat në ajër
Ky variant i aktiviteteve radiomatoriale në natyrë merr një kuptim të veçante e të qetë dhe është i përshtatshëm edhe për përfshirjen e gjithë familjes, pra në vend të shëtitjeve të gjata dhe ngjitjeve të lodhshme në mal, mund të vendosni operimin e radios në keshtjella duke bëre kështu aktivizimin e tyre.
Për diplomën COTA, llogariten vetëm ato lidhje të regjistruara në bazën e të dhënave COTA që nga 01.01.1995, të cilat janë operuar nga të gjitha kështjellat. Sigurisht që mënyra më optimale është që vendndodhja e stacionit radioamator aktivizues të jetë direkt brenda mureve të kështjellës ose në një nga ambjentet e saj, por jo domosdoshmërisht sepse lejohet operimi deri në një distancë 1000m nga kështjellat dhe aktivizimi quhet i vlefshëm. Megjithatë, të gjitha kështjellat duhet të kenë një numër të veçantë COTA si dhe një numër ndërkombëtar WCA.
Të gjitha diplomat në këto programe lëshohen edhe në formë elektronike si dokumente PDF, në tre versione të ndryshme COTA Hunter Diploma që i jepet atyre që konfirmojnë të paktën 25 kështjella, COTA SWL DIPLOMA për dëgjuesit SWL që konfirmojnë të paktën 25 kështjella si dhe COTA Activator DIPLOMA që i jepet atyre që aktivizojnë të paktën 50 kështjella.
Edhe Shqipëria ka shumë kështjella të përshtatshme për aktivizimin e tyre e përfshirjen në programin COTA dhe WCA dhe Federata Shqiptare e Radioamatorizmit po punon për regjistrimin e tyre në këtë program.
Rregullat e detajuara janë të disponueshme në faqen e internetit të COTAs.