Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day
Dita Botërore e Radioamatorëve 2026

Federata Shqiptare e Radioamatorizmit (FSHRA), në bashkëpunim me tre nga klubet anëtare RadioSport Burreli, RadioSport Elbasani dhe RadioKlub Shkodra, ka zhvilluar gjatë javës së kaluar aktivitete edukative, sportive dhe informuese në kuadër të Ditës Botërore të Radioamatorëve më 18 prill 2026. Këto veprimtari synonin promovimin e sportit të radioamatorizmit, komunikimit, edukimin tekniko-shkencor të të rinjve dhe përfshirjen e komunitetit në aktivitete me vlerë publike dhe sociale.

Dita Botërore e Radioamatorëve është një mundësi e veçantë për të reflektuar mbi arritjet e komunitetit tonë që nga viti 1952 kur u themelua Federata Shqiptare e Radioamatorizmit. Kjo ditë na fton të festojmë diversitetin, përparimet dhe risitë që kemi sjellë në fushën e radioamatorizmit, tja tregojme komunitetit arritjet dhe mundesitë tona, ndërsa presim me entuziazëm të shënojmë përvjetorin e ardhshëm të  IARU më 18 prill 2027.

Dokumentacioni "Informacion mbi veprimtaritë e zhvilluara për Ditën Botërore të Radioamatorëve" ju percoll Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit si dhe KOKSH - Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar menjëherë pas aktiviteteve:

1.      Përmbledhje e aktiviteteve të zhvilluara

a.      Burrel & Klos – Aktivitetet në shkollat 9‑vjeçare

Gjatë javës së kaluar, RadioSport Burreli organizoi demonstrime dhe aktivitete informuese në shkollat 9‑vjeçare të qyteteve Burrel dhe Klos. Nxënësit radioamatorë të ardhshëm që aktualisht ndjekin Kursin e Përgatitjes për “Patentën e Operatorit Radioamator”, informuan nxënësit e tjerë dhe komunitetin mbi:

·         bazat e sportit të radioamatorizmit,

·         komunikimin në foni dhe telegrafi,

·         pajisjet radio, antenat dhe teknikat e lidhjes,

·         rolin e radioamatorëve në edukim, sport dhe shërbim komunitar.

b.      Konferenca e së shtunës 18 prill 2026 Burrel - Shkodër

Të shtunën u zhvillua një konferencë urimesh online mes RadioSport Burrelit dhe RadioKlub Shkodrës, nën organizimin e FSHRA‑s me platformën BBB. Në aktivitet mori pjesë edhe Presidenti i Federatës, z. Florian Gjonej, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes klubeve sportive, kurset aktuale që po zhvillohen dhe rolin e radioamatorizmit në edukimin teknik të brezit të ri.

c.       Elbasan - Demonstrim publik pranë Pallatit të Sportit

Po të shtunën, nga ora 08:00-10:00, RadioSport Elbasani zhvilloi një demonstrim të hapur pranë Pallatit të Sportit, me mbështetjen e Klubit Shumësportësh të Elbasanit dhe me iniciativën e Presidentit të FSHRA‑s. Publiku pati mundësi të shohë pajisje radio, të përjetojë realizimin e lidhje komunikimi me shtete të tjera dhe të njihet me aspektin sportiv të radioamatorizmit.

d.      Shkodër - Panel informues për publikun në Pedonalen e qytetit (08:00–20:00)

RadioKlub Shkodra organizoi një panel të hapur për publikun me:

·         demonstrime të komunikimeve në foni, telegrafi dhe mënyrat digjitale e përmes satelitit me vende të ndryshme të botës,

·         informacione mbi 18 disiplinat e sportit të radioamatorizmit e aktivitetet sportive, edukative dhe tekniko-shkencore për të rinjtë,

·         informim për licencimin, teknikat dhe mundësitë që ofron radioamatorizmi.

2.      Mbështetja dhe informimi mediatik

Aktivitetet janë pasqyruar nga mediat lokale në Burrel, Elbasan dhe Shkodër si dhe RTSH duke rritur dukshmërinë publike të sportit dhe interesin e komunitetit.

Disa prej publikimeve mediatike:

3.      Objektivat dhe rëndësia e mbështetjes institucionale nga MTKS dhe KOKSH

Radioamatorizmi është një sport i njohur ndërkombëtar, pjesë e aktiviteteve të edukimit STEM, i lidhur ngushtë me:

·         sportin e komunikimit dhe garat kombëtare e ndërkombëtare,

·         edukimin e të rinjve në teknologji, elektronikë e gjitha disiplinat sportive,

·         shërbimin komunitar dhe komunikimet në rastet e emergjencave.

FSHRA synon të zgjerojë këto veprimtari në shkolla, qendra sportive dhe komunitete të tjera në mbarë vendin, e për këtë duhet mbështetje institucionale nga MTKS e KOKSH!
4.    Bashkëngjitur
•    Foto të aktiviteteve në Burrel, Klos, Elbasan dhe Shkodër
•    Fletëpalosje informuese të FSHRA

    

  

Më poshtë edhe njoftimet që u publikuan përpara aktiviteteve për të informuar publikun:

Me rastin e Ditës Botërore të Radioamatorëve 2026, anëtarët e RadioSport Burreli (në shkollat e Burrelit dhe Klosit), RadioSport Elbasani (pranë Pallatit të Sportit) dhe RadioKlub Shkodra (në Pedonale), do të zhvillojnë veprimtari informuese dhe demonstrime të hapura për sportin e radioamatorizmit, komunikimet, teknikat dhe mundësitë që ky aktivitet u ofron të rinjve, pasionantëve të teknologjisë dhe publikut të interesuar, duke treguar se radioamatorizmi është një sport aktiv dhe i hapur për të gjithë — pa moshë, pa kufij dhe pa barriera!

Ju ftojmë ta ndani lajmin dhe të na vizitoni!

During World Amateur Radio Day 2026,
members of RadioSport Burreli (in the schools of Burrel and Klos), RadioSport Elbasani (near the Sports Palace), and RadioKlub Shkodra (on the city’s Pedestrian Street) will hold informative activities and open demonstrations about the sport of amateur radio, communications, techniques, and the opportunities this activity offers to youth, technology enthusiasts, and the interested public — showing that amateur radio is an active sport open to everyone — regardless of age, borders, or barriers!

We invite you to share the news and visit us! Happy World Amateur Radio Day 2026!  
73 from FSHRA
FSHRA_ward_20260418

PRESIDENTI i FSHR
Florian Gjonej, ZA5G

Tiranë, më 20.04.2026