Project ARISS (Amateur Radio on the International Space Station) - Projekti i radioamatorëve në stacionin orbital hapësinor ndërkombëtar
Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) "banohet me intervale" gjithë kohën nga astronaut me kombësi të ndryshme, por e veçanta e tij është që për të siguruar komunikimin me stacionet tokësore gjithmonë edhe në raste emergjencash apo avarish, të paktën njëri prej tyre është operator radioamator i liçensuar! Për këtë arsye në dy prej moduleve të ISS në modulin e servisit dhe në modulin Columbus janë instaluar disa pajisje dhe antena radioamatore.
Programi i ARISS (Amateur Radio Internation Space Station) frymëzon studentët, në mbarë botën, të ndjekin interesa dhe karriera në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë përmes mundësive të komunikimit radioamator me ekuipazhin në orbitë të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Studentët mësojnë rreth jetës në bordin e ISS dhe eksplorojnë Tokën nga hapësira përmes aktiviteteve shkencore dhe matematikore. ARISS ofron mundësi për komunitetin shkollor (studentët, mësuesit, familjet dhe anëtarët e komunitetit) për t’u bërë më të vetëdijshëm për përfitimet e mëdha të fluturimeve njerëzore në hapësirë dhe eksplorimit e zbulimeve që ndodhin gjatë udhëtimeve e studimeve në hapësirë. Studentët kanë mundësinë të mësojnë rreth teknologjive hapësinore dhe teknologjive të përfshira në komunikimet hapësinore përmes eksplorimit me anë të radiove me ndihmën e operatorëve radioamatorë.
ARISS u krijua dhe menaxhohet nga një grup pune ndërkombëtar, duke përfshirë disa vende në Evropë si dhe Japoninë, Rusinë, Kanadanë dhe SHBA-në. Organizata drejtohet nga vullnetarë nga organizatat e federatat e radioamatorëve dhe organizatat ndërkombëtare AMSAT (Radio Amateur Satellite Corporation) nga secili vend. Duke qenë se ARISS është ndërkombëtar në shtrirje, ekipi koordinon lokalisht me agjencinë e tyre përkatëse hapësinore dhe si një ekip ndërkombëtar përmes takimeve të grupit të punës ARISS, telekonferencave dhe seminareve në internet.
Organizatat e Radioamatore dhe agjensitë hapësinore në SHBA, Rusi, Kanada, Japoni dhe Evropë sponsorizojnë këtë mundësi edukative duke ofruar pajisjet dhe mbështetjen operacionale për të mundësuar komunikimin e drejtpërdrejtë midis ekuipazhit të austronautëve në ISS dhe studentëve në mbarë botën përmes radiove marrëse-dhënëse të radioamatorëve. Qindra operatorë radioamatorë në mbarë botën punojnë për ti bërë të mundshme këto përvoja të bukura dhe edukative.
Më poshtë të dhënat mbi stacionet radioamatore në modulet e ISS dhe statuset e tyre:
Materialet e mësipërme janë shfaqur nga faqja https://www.ariss.org/current-status-of-iss-stations.html dhe https://www.ariss.org/upcoming-educational-contacts.html e për më tepër informacione mund të konsultoni faqen e ARISS.