Në varësi të kostove të udhëtimit dhe preferencës së shumicës së anëtarëve të FSHR për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme, vendndodhja dhe mënyra e zhvillimit të saj janë aktualisht të hapura për vlerësim. Do të përcaktohet nëse Asambleja do të zhvillohet me prezencë fizike apo online, në bazë të kushteve organizative dhe pjesëmarrjes së anëtarëve. Data e planifikuar paraprakisht është 16 Dhjetor 2026, por mund të ndryshohet në varësi të plotësimit sa më poshtë:
Rendi i Ditës:
1. Raporti i Presidentit dhe raporti i Sekretarit të Përgjithshëm
2. Raporti i aktiviteteve sportive të vitit 2026
3. Raporti i aktivitetit financiar të vitit 2026
4. Shqyrtimi, planifikimi dhe miratimi i veprimtarive sportive për vitin 2027
5. Miratimi i planifikimit të aktivitetit financiar për vitin 2027
6. Shqyrtimi, diskutimi dhe miratimi i ndryshimeve në Statutin e FSHR
7. Shqyrtimi, diskutimi dhe zgjedhja e posteve vakante
8. Shqyrtimi, diskutimi dhe miratimi i propozimeve të tjera
9. Zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHR
10. Zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHR
11. Zgjedhja e Presidentit të FSHR
- 12. Përshëndetja e rastit dhe mbyllja e Asamblesë
Dokumentacioni për Kandidaturat:
Personat pretendentë për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, për Sekretar të Përgjithshëm, si dhe për postin e Presidentit të FSHR duhet të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm jo më vonë se 4 javë përpara zhvillimit të Asamblesë pra më së voni data 18 Nëntor 2026, në adresat:info@fshra.org dhe fshra@fshra.org
Dokumentet e kërkuara përfshijnë:
- Konfirmim të adresës së banimit
- Çertifikatë lindjeje, kartë identiteti ose pasaportë
- Diplomë e arsimit të lartë
- Vërtetim që nuk është i dënuar nga organet e drejtësisë shqiptare ose të huaja
- Deklarim që nuk është trajner, gjyqtar, vëzhgues, sekretar apo anëtar i ndonjë organi të FSHR apo federate tjetër
- Deklarim që nuk është i dënuar nga ndonjë federatë sportive
- Të mos ketë konflikte interesash me funksionin e propozuar
Zgjedhjet Paraprake të Klubeve:
Klubet sportive duhet të kryejnë zgjedhjet paraprake dhe caktimin e delegatit jo më vonë se 3 javë përpara zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme 2026, pra më së voni data 25 Nëntor 2026, dhe dërgojnë informacionin në adresat:info@fshra.org dhe fshra@fshra.org
Statuin e Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit mund ta konsultoni çdo kohë në https://doku.fshra.org/statuti
Për çdo paqartësi, pyetje, sugjerim apo feedback të mundshëm, mund të na kontaktoni përmes adresave zyrtare të emailit, numrave të telefonit, si dhe rubrikave “Feedback” ose “Contact Us” në faqen e Federatës. Kërkesat e mundshme dhe komunikimet duhet të dërgohen të paktën 3 javë përpara zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme 2026, pra më së voni data 25 Nëntor 2026, për t’u marrë në konsideratë në kohë.