Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme 2024

Meqë udhëtimi drejt Tiranës përfshirë rrugën e kthimit si dhe për arsye që shpenzimet totale për pjesëmarrje të sportistëve radioamatorë të Radio-Sport Burreli dhe Radio-Sport Elbasani ishin të papërballueshme nga vetë klubet sportive dhe nuk mund të mbuloheshin as nga FSHR për mungesë fondesh nga Ministra e Arsimit dhe Sportit gjatë vitit 2024, u vendos që të mbahet votimi online për zgjedhjen e datës, vendit dhe mënyrës së zhvillimit të në Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme 2024 gjatë së cilit kanë votuar 30 pjesëmarrësit dhe vendosur që Asambleja e Përgjithshme të shtyhet në një datë të përshtatshme në vitin 2025 si dhe të mbahet online.

Sa më sipër Federata Shqiptare e Radioamatorizmit organizoi online më 19 mars 2025 Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme me rendin e ditës:

  • - raporti i presidentit dhe raporti sekretarit të përgjithshëm
  • - raporti i aktiviteteve sportive të vitit 2024
  • - raporti i aktivitetit financiar të vitit 2024
  • - shqyrtimi, planifikimi dhe miratimi i veprimtarive sportive për vitin 2025
  • - miratimi i planifikimit të aktivitetit financiar për vitin 2025
  • - shqyrtimi, diskutimi dhe miratimi i ndryshimeve ne statutin e FSHR
  • - shqyrtimi, diskutimi dhe zgjedhja e posteve vakante
  • - shqyrtimi, diskutimi dhe miratimi i propozimeve te tjera
  • - përshëndetja e rastit dhe mbyllja e asamblesë

Slides të prezantimit të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme i gjeni në 20250318_2535_FSHRA_Asambleja_Përgjithshme_Zakonshme_2024.pdf