WWFF (World Wide Flora Fauna) - Flora dhe Fauna Mbarëbotërore

WWFF (World Wide Flora Fauna) – Flora dhe Fauna Mbarëbotërore, ashtu si programi POTA, është një aktivitet radioamator ku operatorët me pajisje të lëvizshme (radio, tasto, antena, bateri, etj.) dalin në ajër nga zona të hapura të florës dhe faunës dhe krijojnë kontakte radio me mbarë botën.
Edhe në këtë disiplinë sportive, veçantia qëndron në kombinimin e sportit të radioamatorizmit me aktivitetin në natyrë, duke ndërthurur pasionin për komunikimin me promovimin e mjediseve të mbrojtura natyrore.
WWFF gjithashtu ofron mundësinë për t’u regjistruar dhe për të marrë pjesë zyrtarisht në gara për fitimin e diplomave të ndryshme. Pjesëmarrja mund të bëhet në dy mënyra:
- Si aktivizues (activator), duke qenë QRV nga një zonë e regjistruar e florës dhe faunës.
- Si gjuetar (chaser), duke u përpjekur të kontaktoni stacionet që ndodhen në zona të tjera të regjistruara.
Duke ngritur dhe operuar stacione të lëvizshme radioamatorësh në parqe, trajnohen dhe zhvillohen më tej aftësitë praktike të operatorëve radio për komunikimet në situata emergjencash civile, duke kontribuar kështu edhe në promovimin e tyre.
Shqipëria është gjithashtu pjesëmarrëse në programin WWFF, dhe Presidenti i Federata Shqiptare e Radioamatorizmit z. Florian Gjonej, ZA5G promovon në mënyrë të vazhdueshme pjesëmarrjen e sportistëve radioamatorë shqiptarë në garat e këtij programi.
Rregullat e detaje tjera janë të disponueshme në faqen e internetit të WWFFs.