Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day

garA ndërkombëtare GIRO D’ITALIA AWARD 2025

ZA25GIA fiton VENDIN E PARË në CW dhe DIGI!

Thirrja speciale ZA25GIA, e aktivizuar nga Federata Shqiptare e Radioamatorizmit për tri etapat e para të Giro d’Italia 2025 në Shqipëri, ka marrë vlerësimin maksimal nga URI – Bashkimi i Radioamatorëve Italianë, duke u renditur:

🥇Vendi i Parë në CW (Telegrafi) – 1816 QSO
🥇 Vendi i Parë në DIGI (Digjitale) – 5292 QSO

në garën ndërkombëtare GIRO D’ITALIA AWARD 2025!

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për radioamatorizmin shqiptar dhe një prezantim dinjitoz i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare përmes valëve të radios dhe sportit të radioamatorizmit.

Urime të katër operatorëve të ZA25GIA për punën dhe përkushtimin:

🔹 Fatos Demeti - ZA1F (CW) 🔹 Elvira Sherali - ZA1EM (CW) 🔹 Anila Shati - ZA1AK (SSB/Foni) 🔹 Florian Gjonej - ZA5G, President i FSHR (DIGI & organizim)


Një sukses i merituar për ekipin dhe një moment krenarie për komunitetin radioamator shqiptar!


🔗 Lista zyrtare e fituesve: iz0eik.net/giro-ditalia/ 🔗 Më shumë info: qrz.com/db/ZA25GIA


#ZA25GIA #GiroDItalia #Radioamatorizëm #Albania #URI #ARI #Success


ZA25GIA_CW_DIGI_Giro_d-Italia_2025_v1