Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day
COTA (Castles On The Air) - Kështjellat në ajër 
COTA - Kështjellat në ajër

Ky variant i aktiviteteve radioamatoriale në natyrë merr një kuptim të veçantë dhe të qetë, duke qenë i përshtatshëm edhe për përfshirjen e gjithë familjes apo shoqërisë. Pra vendosja e stacionit të radios bëhet në kështjella, duke realizuar kështu edhe aktivizimin e tyre.

Për diplomën COTA, llogariten vetëm ato lidhje të regjistruara në bazën e të dhënave COTA që nga data 01.01.1995, të realizuara nga të gjitha kështjellat e përfshira në të gjitha vendet e botës. Mënyra më optimale është që vendndodhja e stacionit radioamator aktivizues të jetë brenda mureve të kështjellës ose në një nga ambientet e saj. Megjithatë, kjo nuk është kusht i detyrueshëm, pasi lejohet operimi deri në një distancë prej 1000 metrash nga kështjella, dhe aktivizimi konsiderohet i vlefshëm.

Të gjitha kështjellat duhet të kenë një numër të veçantë COTA si dhe një numër ndërkombëtar WCA (World Castles Award).

Të gjitha diplomat në këto programe lëshohen edhe në formë elektronike, si dokumente PDF, dhe ofrohen në tre versione të ndryshme:

  1. - COTA Hunter Diploma – u jepet atyre që konfirmojnë të paktën 25 kështjella.
  • - COTA SWL Diploma – për dëgjuesit SWL që konfirmojnë të paktën 25 kështjella.

  • - COTA Activator Diploma – u jepet atyre që aktivizojnë të paktën 50 kështjella.

Edhe Shqipëria disponon një numër të konsiderueshëm kështjellash të përshtatshme për aktivizim dhe përfshirje në programet COTA dhe WCA. Federata Shqiptare e Radioamatorizmit po punon për regjistrimin e tyre zyrtar në këto programe, me qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e aktiviteteve portive radioamatoriale në vend.

Rregullat e detajuara janë të disponueshme në faqen e internetit të COTAs.