Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day
 IOTA (Islands on the Air) - Ishujt në ajër
IOTA (Islands on the Air) - Ishujt në ajër

Të qëndruarit vazhdimisht në shtëpi, pa lëvizur në stacionin e radios ose përpara ekranit, për punë, sport apo hobi zakonisht nuk janë të shëndetshme, kështu që ekziston mundësia për të zhvilluar sportin e radiomatorizmit në diell dhe ajër të pastër, në fusha e male, ne ajër e në det por sigurisht edhe në ishuj!

Origjina e një nder disiplinave sportive më të njohura për radioamatorët është IOTA - Ishujt në Ajër. Qëllimi është të promovojë operimin e radios në mbarë botën me stacione radioamatorësh në ishuj të banuar dhe të pabanuar dhe ka idenë e garës dhe konkurrencës. Ashtu si shumë programe të tjera, edhe pjesëmarrja në programin IOTA është e mundur në dy mënyra: ai i ashtuquajtur “gjuetar” mbledh pikët e ishullit që aktivizohet, ndërsa “aktivuesi” me stacionin e tij bën të mundshme këto kontakte duke operuar nga ishulli dhe e aktivizuar atë.

Britaniku Geoff Watts, dëgjues i rregullt i valëve të shkurtra dhe redaktor i gazetës DX-News, vendosi themelet e programit IOTA që në vitin 1964 dhe ky aktivitet u bë ndër aktivitetet shumë të suksesshme të radioamatorëve. Fillimisht asokohe organizimi dhe administrimi u menaxhua nga programi IOTA dhe që nga viti 1985 u arrit bashkëpunimi shumë i ngushtë me Shoqatën e Radioamatorëve së Britanisë së Madhe RSGB.

Në rregulloren e IOTA-s, RSGB ka përcaktuar saktësisht termin “ishull” dhe ka përpiluar dhe publikuar një listë të gjatë të ishujve të vlefshëm. Çdo ishulli i është caktohet numri unik IOTA. Menaxhimi i IOTA-s ka grupuar të gjithë ishujt e oqeanit në mbarë botën në afërsisht 1200 “grupe IOTA”. Sigurisht, lidhjet me ishujt me një numër të vlefshëm IOTA llogariten gjatë gjithë vitit. Për të ringjallur programin IOTA herë pas here dhe për të mundësuar që sa më shumë radioamatorë në mbarë botën të mbledhin pikë ishulli, kampionati botëror IOTA i organizuar nga RSGB zhvillohet çdo vit në korrik. Për këtë qëllim, ishujt e pabanuar dhe ata në të cilët nuk banon asnjë radioamator aktivizohen gjithashtu nga radioamatorët ose grupet e garave që udhëtojnë posaçërisht dhe instalojne paisjet radioamatore atje. Aktualisht ka të paktën 21 diploma IOTA të shpallura për lidhjet me ishujt në mbarë botën. Arritjet e pjesëmarrësve publikohen në një listë të veçantë edhe në internet, si dhe fituesit shpërblehen me diploma e trofe.

Në Shqipëri ishulli i vetem IOTA është ishulli i Sazanit me numër EU-169 i cili është aktivizuar disa herë nga radioamatorë të ndryshëm.

Më 18-23 dhjetor 2002 një grup i vogël i Federatës Shqiptare të Radioamaorizmit me ZA1FD Fatos, ZA5G Florian dhe Alfredo ZA/IK7JWX aktivizuan ishullin me shenjën e thirrjes ZA0IS. Më poshtë kartolina radioamatore e përdorur për konfirmimin e kontakteve të aktivizimit si dhe disa video të regjistruara në ishull:

IOTA (Islands on the Air) - Ishujt në ajër