Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day
YOTA (Youngster On The Air) - Të rinjtë në ajër 
YOTA (Youngsters On The Air) - Të rinjtë në ajër

YOTA është një grup në rritje të shpejtë i radioamatorëve të rinj nga Rajoni 1 i IARU. Qëllimi kryesor është të tërheqim më shumë të rinj drejt radioamatorizmit dhe të rrisim komunitetin e radioamatorëve. Çdo verë, rreth 80 të rinj mblidhen së bashku në një vend të Rajonit 1 të IARU për një javë shkëmbimi idesh dhe përvojash. Në këtë kamp veror, të rinjtë mësojnë si të organizojnë aktivitete raioamatoriale për të rinjtë në vendet e tyre, për shembull prezantime në shkolla, kampe më të vogla për të rinjtë dhe më shumë. Pastaj gjatë vitit, të rinjtë organizojnë një numër kampesh nën-rajonale për një numër më të vogël të rinjsh, përfshirë ata që ende nuk kanë licencë. Ka gjithashtu ekipe të reja garash, thirrje speciale dhe shumë aktivitete të tjera shumë interesante për moshat e reja,

Qëllimi i YOTA është të mirëpresë operatorët e rinj radioamatorë në sportin e bukur të radioamatorizmit. Ne jetojmë në një botë ku komunikimi po dixhitalizohet në një mënyrë që pothuajse nuk mund ta ndjekim. Në kohë të tilla është e rëndësishme ti shpjegojmë njerëzve për rëndësinë e sportit tonë dhe se gjithçka arrihet edhe pa ndihmën e kompjuterit apo smartphone, e të gjithë së bashku e në mbarë botën, mund të bëjmë ndryshimin dhe t’i japim njerezve sportistë të ardhmen që meritojnë!

Programi radioamatorizmit YOTA në përgjithësi përfshin disa aktivitete kryesore si YOTA Summer Camp, YOTA Subregional Camps, Youth Contest Program, December YOTA Month dhe Train the Trainer. Në të gjithë këto programe lejohet të marrin pjesë të rinjtë deri në moshen 26 vjeçare.

Federata Shqiptare e Radioamatorizmit po punon për aktivizimin e brezit të ri në programin YOTA, por ka mungesë të theksuara fondesh mbështetjeje nga MAS.

Informacione më të hollësishme të programit kyesor i gjeni në faqen e internetit të Youngsters On The Air (YOTA).