Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day

REGjistrohu

Të tërheqin dhe të kanë ngjallur interes disiplinat sportive https://fshra.org/disiplinat/ të radioamatorizmit? Ke njohuri mbi radion, antenat, përhapjen e valëve dhe mënyrat e komunikimit, apo dëshiron të mësosh më shumë për to? Ndoshta ke përvojë në elektronikë, informatikë dhe krijon vetë gjëra interesante - dhe dëshiron të thellosh njohuritë e tua?

Po sikur të përgatitemi së bashku, që në të ardhmen të marrësh pjesë në kampionatet dhe garat e ndryshme të radioamatorizmit? Mësimi i telegrafisë - mënyra më e sigurt e komunikimit kur të gjitha të tjerat dështojnë - është një aftësi fantastike që mund të bëhet pjesë e arsenalit tënd teknik.

A do të dëshiroje t’u bashkoheshe grupeve sportive të radioamatorëve, të aftësoheshe në këtë sport të bukur dhe të bëheshe një sportist radioamator aktiv?

Meqë disa nga përgjigjet e mësipërme janë PO, atëherë plotëso fushat e formularit më poshtë, na shkruaj një mesazh të shkurtër, dërgoje si dhe fto edhe miqtë e bashkëmoshatarët e tu që të regjistroheni https://fshra.org/register/  e të merrni pjesë së bashku, sepse zbavitja është e garantuar!