Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day

FEDERIMI I SPORTISTËVE RADIOAMATORË 

I nderuar kryetar/e i/e klubit sportiv radioamator, i nderuar sportist radioamator anëtar, i nderuar prind, duke marrë parasysh se në të kaluarën plotësimi dhe dërgimi i listave Excel të vëna në dispozicion për regjistrimin e anëtarëve sportistë radioamatorë për federim nuk ka funksionuar siç duhet, si dhe për të shmangur dhënien e të dhënave personale të nevojshme për këtë proces personave të tretë, vihet në dispozicion forma e mëposhtme, përmes së cilës, ju mund të kryeni regjistrimin e anëtarëve sportistë radioamatorë në mënyrë të sigurt dhe të rregullt.

Kuotizacionet e anëtarësimit për sportistët radioamatorë duhet të paguhen nga vetë anëtari, prindi ose kryetari i klubit sportiv, brenda tremujorit të parë të vitit, në llogarinë bankare në lekë të FSHR. Detajet janë të publikuara në faqen https://fshra.org/support dhe në fushën “Motivi i transfertës” duhet të shënohet: Federimi – Emri Mbiemri.

Për vitin 2026, kuotizacioni i anëtarësimit është përcaktuar në shumën simbolike prej 2000 lekësh. Të rinjtë nën moshën 18 vjeç lejohen të përjashtohen nga pagesa e kuotizacionit.

Ju lutemi plotësoni të dhënat e kërkuara me saktësi e pastaj shtypni butonin "Ruaj dhe dërgo të dhënat e plotësuara më sipër" për t’i dërguar ato. Përsëriteni këtë proces për çdo federim anëtari si dhe anëtarësim të ri të një sportisti radioamator që kërkon federim!


    Të dhënat që dërgohen përmes kësaj faqeje web janë të kriptuara dhe plotësisht të sigurrta. Federata Shqiptare e Radioamatorizmit nuk i transmeton kurrë të dhënat personale palëve të treta dhe respekton gjithmonë privatësinë e çdokujt, duke zbatuar standardet më të larta të sigurisë.