Deklaratë Përgjegjësie
Programet që mund të shkarkohen në këtë faqe, ofrohen "ashtu siç janë" pa asnjë lloj garancie të shprehur ose të nënkuptuar, përfshirë, por pa u kufizuar në, garanci për tregtueshmëri, përshtatshmëri për një qëllim të caktuar, ose mos-shkelje të të drejtave të autorit.
FSHR nuk mban përgjegjësi për ndonjë gabim, dëmtim, ose humbje të të dhënave që mund të ndodhin si pasojë e përdorimit të këtyre programeve. Shkarkuesi dhe përdoruesi është personalisht përgjegjës për instalimin, përdorimin dhe ruajtjen e software-it, si dhe për sigurinë e tij dhe të të dhënave që mund të ndodhen gjatë përdorimit. FSHR nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmet e mundshme që mund të shkaktohen në sistemin tuaj, përfshirë, por pa u kufizuar në, dëmtime të hardwerit, softwerit, të të dhënave ose ndonjë pasojë tjetër negative.
Përdorimi i këtyre programeve është plotësisht në rrezikun dhe përgjegjësinë tuaj të plotë. Përpara se të përdorni këto programe, ju rekomandojmë të skanoni ato për parregullsi, të bëni një kopje rezervë të të dhënave dhe të siguroheni që softweri të jetë i përshtatshëm për nevojat dhe kërkesat tuaja.
Në asnjë rast nuk do të mbajmë përgjegjësi për ndonjë dëm indirekt, të rastësishëm, të veçantë ose pasues që mund të ndodhin si pasojë e përdorimit ose pamundësisë për të përdorur këto programe.
Me shkarkimin e tyre i pranoni automatikisht dhe pa asnjë lloj kërkese pasuese të gjitha sa më sipër!