KURSI BAZAT E RADIOAMATORIZMIT
Duke filluar nga data 26 shtator 2026, 1-2 herë në javë, përmes platformës BigBlueButton (bbb.radioamator.org/kursi), FSHR organizon Kursin e Radioamatorizmit, i cili synon përgatitjen e plotë për provimin e “Patentës së Operatorit Radioamator”, si dhe, paralelisht, përgatitjen për “Provimin në Telegrafi”.
Të interesuarit duhet të regjistrohen në faqen https://fshra.org/register. Pas përfundimit të regjistrimit, ata do të marrin në adresën e tyre e‑mail ftesën për pjesëmarrje, e cila përmban lidhjen e aksesit në platformën BigBlueButton. Në rast se mesazhi nuk shfaqet brenda pak ditësh, rekomandohet të kontrollohen edhe dosjet Junk/Spam, ose të kryhet kërkim në e‑mail me fjalën kyçe “Kursi”.
Materialet e kursit i gjeni në adresën https://doku.fshra.org/kursi2026
Pas përfundimit të kursit, AKEP zhvillon provimin për "Patentën e Operatorit Radioamator". Informacione të hollësishme në adresën https://fshra.org/provimi_ra_2026