Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day

Kampionati i 8-të Kombëtar i Radioamatorizmit në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” 2025

Pas disa shtyrjeve të njëpasnjëshme, të shkaktuara nga mungesa e konceptit të saktë dhe logjik e zbatimit të llogaritjes për ndarjet në kategoritë sipas moshës nga grupi i përkohshëm i punës për hartimin e një projekt-rregulloreje për garat HST - me qëllimin e mirë për të përfshirë edhe disa individë që nuk pranonin rregulloren e IARU-së, e përdorur në të gjitha garat e mëparshme, si dhe rregulloren e FSHR-së të miratuar dhe zbatuar që nga korriku 2023, si dhe mospërgatitje në kohë e klube sportive anëtare - Federata Shqiptare e Radioamatorizmit zhvilloi më 13 dhe 14 shtator 2025, në qytetin e Burrelit, “Kampionatin e 8-të Kombëtar i Radioamatorizmit në "Telegrafi - Shpejtësi e Lartë”. Aktiviteti u mbajt në sallat pranë Shtëpisë së Kulturës, të vëna në dispozicion nga Bashkia Burrel.

Pas kualifikimit dhe përzgjedhjes në Klubet Sportive në rrethe, nga planifikimi fillestar me 26 sportistë radioamatorë arritën kualifikimet 22 dhe morën pjesë 18 prej tyre, të cilët përfaqësuan ekipet e Radio-Sport Burreli, Radio-Sport Kruja, RadioKlub Partizani, Radio-Sport Elbasani dhe Radio-Sport Tirana.

Gjatë kampionatit pati gara emocionuese, ku:

·       titullin Kampione e Vendit për Femra e fitoi znj. Mimoza Balliu, ZA1MB e ekipit të Radio-Sport Elbasani. Znj. Balliu është sportiste e shkëlqyer radioamatore elitare dhe anëtare e ekipit Kombëtar të Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare. 

·       titullin Kampion i Vendit për Meshkuj e fitoi z. Kujtim Çela i ekipit të Radio-Sport Kruja për të tretin vit radhazi, i cili gjithashtu është sportist elitar dhe anëtar i ekipit Kombëtar të Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare.

Në këtë aktivitet u dalluan gjithashtu sportistët radioamatorë Armend Aliaj, Ergi Topalli, Glauk Gjini etj., në kategorinë B - para të rinj - meshkuj, si dhe Desara Dani e Kloi Hani në kategorinë  A - para të rinj - femratë gjithë këta sportistë të rinj dhe anëtarë të ekipit Radio-Sport Burreli.

Në klasifikimin e përgjithshëm për femra znj. Elvira Shërali u rendit në vendin e dytë dhe znj. Anila Shati zuri vendin e tretë, të dyja sportiste radioamatore me përvojë të gjatë dhe anëtare të ekipit Radio-Sport Elbasani. Kurse në klasifikimin e përgjithshëm për meshkuj spikatën gjithashtu dy sportistë radioamatorë me përvojë të gjatë në sportin e radioamatorizmit z. Jorgaq Gjoni i RadioKlub Partizani, i cili u rendit në vendin e dytë si dhe Z. Fatos Demeti anëtar i Radio-Sport Tirana, i cili zuri vendin e tretë. Rezultatet dhe certifikatat e sportistëve radioamatorë janë publikuar si gjithmonë në faqen e internetit të FSHR-së në https://fshra.org/aktivitete_rezultate/al_hst_2025


Kupa e Shqipërisë në Radioamatorizëm “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” 2025

Pas disa shtyrjeve të njëpasnjëshme, të shkaktuara nga mungesa e konceptit të saktë dhe logjik e zbatimit të llogaritjes për ndarjet në kategoritë sipas moshës nga grupi i përkohshëm i punës për hartimin e një projekt-rregulloreje për garat HST - me qëllimin e mirë për të përfshirë edhe disa individë që nuk pranonin rregulloren e IARU-së, e përdorur në të gjitha garat e mëparshme, si dhe rregulloren e FSHR-së të miratuar dhe zbatuar që nga korriku 2023, si dhe mospërgatitje në kohë e klube sportive anëtare - Federata Shqiptare e Radioamatorizmit zhvilloi më 13 dhe 14 shtator 2025, në qytetin e Burrelit aktivitetin Kupa e Shqipërisë në Radioamatorizëm "Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” 2025 . Aktiviteti u mbajt në sallat pranë Shtëpisë së Kulturës, të vëna në dispozicion nga Bashkia Burrel.

Në këtë aktivitet sportiv u klasifikuan 18 sportistë radioamatorë, përfaqësues të Radio-Sport Burreli, Radio-Sport Kruja, RadioKlub Partizani, Radio-Sport Elbasani dhe Radio-Sport TiranaRezultatet e Kupës së Shqipërisë në Radioamatorizëm HST për vitin 2025 ishin si më poshtë vijon::

 I.            në vendin e parë dhe me prurje të reja në pesë kategori u rendit ekipi Radio-Sport Burreli

meqë fatkeqësisht klubet e tjera sportive ishin përfaqësuar vetëm me 1-2 kategori, pavarësisht renditjes me pikë në këtë kampionat (renditja përllogaritet nga shuma e pikëve të kategorive ku anëtarët janë alokuar sipas moshës) arrijnë vlerësimin e renditjes por nuk nderohen materialisht me Kupa e Shqipërisë në Radioamatorizëm "Telegrafi - Shpejtësi e Lartë". Kryesia e FSHR uron që në vitet në vazhdim edhe klubet tjera të kenë mundësi të shtojnë radhët e tyre me elementin e ri!

Organizimi dhe zhvillimi i këtyre aktiviteteve u bë i mundur me mbështetjen financiare shumë modeste (fondi GRANT) të Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe si në tre vitet e kaluara, sigurisht vetëm me punën e madhe të presidentit të FSHR z. Florian Gjonej, ZA5G.


fshra.org Kampionati i 8-të Kombëtar dhe Kupa Shqipërisë HST2025 Burrel