Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day

Regjistrimi për provimin PËR RADIOAMATOR

I nderuar sportist radioamator i ardhshëm, të nderuar prindër, urojmë kursantët për përfundimin me sukses të kursit të përgatitjes për provimin për “Patentën e Operatorit Radioamator”, kurs i pari i këtij lloji në Shqipëri, i ideuar, përpiluar dhe i zhvilluar nga Presidenti i FSHR, z. Florian Gjonej, ZA5G, duke respektuar plotësisht të gjitha ligjet në fuqi si dhe kërkesat dhe normat bashkëkohore ndërkombëtare.

Tashmë mbetet vetëm regjistrimi për Provimin për Radioamator, i cili zhvillohet nga AKEP javën e fundit muajit tetor 2026, konkretisht 27 dhe 28 tetor 2026 (dhe, varësi numrit regjistrimeve, mund shtohet edhe data 29 tetor 2026).

Regjistrimi duhet të kryhet patjetër brenda datës 15 shtator 2026, në njërën nga dy mënyrat e mëposhtme:

1. Regjistrimi direkt në faqen e AKEP

  • - duhet të regjistroheni online në faqen zyrtare të AKEP.

  • - shkarkoni Formularin e Regjistrimit për Provimin për Radioamator.

  • - plotësoni formularin, nënshkruajeni dhe skanojeni atë.

  • - aplikoni duke ngarkuar formularin e plotësuar të nënshkruar e skanuar dhe kartën tuaj të identitetit.

2. Regjistrimi përmes FSHR

FSHR merr përsipër regjistrimin tuaj pasi të plotësoni dhe të dërgoni të dhënat e kërkuara më poshtë, sipas tabelës së paraqitur dhe duke shtypur në fund butonin:

“Ruaj dhe dërgo të dhënat e plotësuara”


    Të dhënat që dërgohen përmes kësaj faqeje web janë të kriptuara dhe plotësisht të sigurrta. Federata Shqiptare e Radioamatorizmit nuk i transmeton kurrë të dhënat personale palëve të treta dhe respekton gjithmonë privatësinë e çdokujt, duke zbatuar standardet më të larta të sigurisë.