REGJISTRIMI I VIZITORËVE SPORTISTË RADIOAMTORË (JASHTË RENDITJES KOMBËTARE) NË KAMPIONATIN E 9-TË
KOMBËTAR "TELEGRAFI SHPEJTËSI E LARTË"
Federata Shqiptare e Radioamatorizmit lejon vizitorët sportistë radioamatorë (jashtë renditjes kombëtare) që të marrin pjesë në aktivitet, me kushtin që:
* të regjistrohet si më poshtë më së voni me datë 21 tetor 2026;
* të pranojë pa kushte e zbatojë të gjitha rregullat e FSHR si dhe rregullat e vendit ku zhvillohet kampionati, pa përjashtime;
* të pranojë, respektojë dhe zbatojë Politikat e FSHR për Mbrojtjen e Fëmijëve (plotësojë dhe dërgojë faqen 5)!
* të marrë përsipër e të paguajë paradhënie shpenzimet e akomodimit me pension të plotë (full board) prej 6000 Lekë ose rreth 67€, nqs e ka porositur.
FSHR ka të drejtë të verifikojë të dhënat e plotësuara dhe të dërguara dhe, në rast konstatimi të parregullsive apo shkeljeve, të mohojë prezencën e sportistit radioamator vizitor dhe/ose të përjashtojë nga pjesëmarrja sportistin/sportisten radioamator/e, përpara, gjatë ose pas zhvillimit të kampionatit. Federata mund t’i drejtohet gjithashtu në çdo kohë organeve kompetente në rast shkeljesh.
Ju informojmë se regjistrimi kërkon pak kohë për t’u procesuar, ndaj ju lutemi që ta kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj në faqen: https://fshra.org/lista
Nëse shfaqet emri juaj në listën e pjesëmarrësve brenda 1-2 ditësh, regjistrimi është konfirmuar, përndryshe nëse nuk shfaqet, ju lutemi të na kontaktoni.
Të dhënat e dërguara përmes kësaj faqeje web janë të kriptuara dhe plotësisht të sigurta. Federata Shqiptare e Radioamatorizmit nuk i transmeton kurrë të dhënat personale palëve të treta dhe respekton gjithmonë privatësinë e çdo individi, duke zbatuar standardet më të larta të sigurisë.