Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day

Regjistrimi për provimin PËR RADIOAMATOR

I nderuar sportist radioamator i ardhshëm, të nderuar prindër, urojmë kursantët për përfundimin me sukses të kursit të përgatitjes për provimin për “Patentën e Operatorit Radioamator”, kursi i dyti në këtë format në Shqipëri, i ideuar, përpiluar dhe i zhvilluar nga Presidenti i FSHR, z. Florian Gjonej, ZA5G, duke respektuar plotësisht të gjitha ligjet në fuqi si dhe kërkesat dhe normat bashkëkohore ndërkombëtare.

Përpara provimit duhet të bëhet regjistrimi për Provimin për Radioamator, i cili zhvillohet nga AKEP - datat nuk janë vendosur akoma dhe janë në varësi të numrit të personave të regjistruar - në muajin maj ose qershor 2027.

Regjistrimi duhet të kryhet patjetër brenda datës 20 prill 2027, në njërën nga dy mënyrat e mëposhtme:

1. Regjistrimi direkt PËRMES faqeS WEB TË AKEP

  • - shkarkoni “Formularin e Regjistrimit për Provimin për Radioamator”.

  • - plotësoni formularin me shkronja TË MËDHA SHTYPI (KAPITALE), nënshkruajeni dhe skanojeni atë.

  •  - skanoni (ose bëni foto cilësore) të kartës suaj të identitetit ose pasaportës.

  • - aplikoni ose dërgoni regjistrimin për provim duke ngarkuar formularin e plotësuar të nënshkruar dhe kartën tuaj të identitetit/pasaportës përmes email ose rubrikës "na kontaktoni" nga faqja zyrtare e AKEP.

Përndryshe mënyra tjetër:

2. Regjistrimi përmes FSHR

FSHR merr përsipër regjistrimin tuaj pasi të plotësoni dhe të dërgoni të dhënat e kërkuara më poshtë, sipas tabelës së paraqitur dhe duke shtypur në fund butonin:

“Ruaj dhe dërgo të dhënat e plotësuara”


    Të dhënat që dërgohen përmes kësaj faqeje web janë të kriptuara dhe plotësisht të sigurrta. Federata Shqiptare e Radioamatorizmit nuk i transmeton kurrë të dhënat personale palëve të treta dhe respekton gjithmonë privatësinë e çdokujt, duke zbatuar standardet më të larta të sigurisë.