aktivitetet KRYESORE TË FSHR
Para zgjedhjes së Presidentit aktual të FSHR, z. Florian Gjonej, ZA5G, më 29 dhjetor 2022, aktivitetet e Federatës kanë qenë kryesisht në nivel individual dhe formal, kryesisht për shkak të mungesës së njohurive të drejtuesve të FSHR si dhe mungesës së fondeve dhe pamundësisë për zhvillimin normal të sportit të radioamatorizmit.
Pas marrjes së detyrës si President i FSHR, z. Gjonej, pavarësisht vështirësive të shumta financiare, materiale dhe mungesës së qëllimshme të bashkëpunimit nga disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv dhe disa kryetarë klubesh sportive radioamatore - të cilët gjithashtu që nga viti 1991 nuk arritën kurrë të rrisin numrin e anëtarëve të tyre por menduan dhe punuan në mënyrë totalisht individuale - Federata ka arritur të organizojë një sërë aktivitetesh të rëndësishme që nga viti 2023, duke rikthyer dinamizmin dhe prezencën e saj në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare:
fillimi vitit 2027 - Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme 2026 (në planifikim)
30.10.2026 - 02.11.2026 - Kampionati i 9-të Kombëtar dhe Kupa e Shqipërisë "Telegrafi - Shpejtësi e Lartë" 2026 (në planifikim)