Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day
Project ARISS (Amateur Radio on the International Space Station) - Projekti i radioamatorëve në stacionin orbital hapësinor ndërkombëtar

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) është i banuar në mënyrë të vazhdueshme nga astronautë me kombësi të ndryshme. Një veçori e rëndësishme e tij është se, për të siguruar komunikimin me stacionet tokësore në çdo situatë, përfshirë rastet e emergjencave apo defekteve teknike, të paktën një nga anëtarët e ekuipazhit është operator radioamator i licencuar. Për këtë arsye, në dy prej moduleve të ISS-së – në modulin e shërbimit dhe në modulin Columbus – janë instaluar pajisje dhe antena radioamatore.

Programi ARISS (Amateur Radio on the International Space Station) frymëzon studentët në mbarë botën të ndjekin interesa dhe karriera në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, përmes mundësive të komunikimit radioamator me ekuipazhin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) gjatë orbitimit të tij. Studentët mësojnë rreth jetës në bordin e ISS-së dhe eksplorojnë Tokën nga hapësira përmes aktiviteteve shkencore e matematikore.

ARISS u ofron mundësi komuniteteve shkollore - studentëve, mësuesve, familjeve dhe anëtarëve të komunitetit - të rrisin ndërgjegjësimin për përfitimet e mëdha të fluturimeve njerëzore në hapësirë, si dhe për eksplorimin dhe zbulimet që ndodhin gjatë misioneve hapësinore. Përmes këtij programi, studentët kanë mundësinë të njihen me teknologjitë hapësinore dhe sistemet e komunikimit të përdorura në hapësirë, duke eksperimentuar me radiot amatore nën udhëheqjen e operatorëve të liçencuar.

 

ARISS u krijua dhe menaxhohet nga një grup pune ndërkombëtar, ku marrin pjesë disa vende të Evropës, si edhe Japonia, Rusia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Organizata drejtohet nga vullnetarë të organizatave dhe federatave të radioamatorëve, si dhe nga organizatat ndërkombëtare AMSAT (Radio Amateur Satellite Corporation) të secilit vend pjesëmarrës. Duke qenë një program me shtrirje ndërkombëtare, ARISS koordinon veprimtarinë në nivel lokal me agjencitë hapësinore përkatëse dhe në nivel global përmes takimeve të grupit të punës ARISS, telekonferencave dhe seminareve online.

Organizatat e radioamatorëve dhe agjencitë hapësinore në SHBA, Rusi, Kanada, Japoni dhe Evropë sponsorizojnë këtë mundësi edukative, duke ofruar pajisjet dhe mbështetjen operacionale për të mundësuar komunikimin e drejtpërdrejtë midis ekuipazhit të astronautëve në ISS dhe studentëve në mbarë botën, përmes radiove marrëse-dhënëse të radioamatorëve. Qindra operatorë radioamatorë në mbarë botën kontribuojnë vullnetarisht për ta bërë të mundur këtë përvojë unike dhe edukative.

Project ARISS (Amateur Radio on the International Space Station) - Projekti i radioamatorëve në stacionin orbital hapësinor ndërkombëtar

Më poshtë të dhënat mbi stacionet radioamatore në modulet e ISS dhe statuset e tyre:

 

Materialet e mësipërme janë shfaqur nga faqja https://www.ariss.org/current-status-of-iss-stations.html dhe https://www.ariss.org/upcoming-educational-contacts.html e për më tepër informacione mund të konsultoni faqen e ARISS.

Pamje live të kamerave HD të ISS - transmetim zyrtar i NASA-s.

Pozicioni në kohë reale i projektuar i ISS si dhe kalimi i ardhshëm i tij mbi vendndodhjen tuaj aktuale.