Çdo 18 prill, radioamatorët në mbarë botën dalin në valët e transmetimit për të festuar Ditën Botërore të Radioamatorëve. Kjo datë shënon themelimin, më 18 prill 1925 në Paris, të Unionit Ndërkombëtar të Radioamatorëve (IARU – International Amateur Radio Union).
Eksperimentuesit radioamatorë ishin të parët që zbuluan se spektri i valëve të shkurtra mundësonte komunikimin në distanca globale. Megjithatë, edhe entitete të tjera, si ushtritë dhe kompanitë e radiotelegrafisë, kërkonin ta përdornin këtë spektër për qëllimet e tyre, kështu që ekzistonte mundësia që radioamatorët të përjashtoheshin nga përdorimi i tij. Për të mbrojtur interesat e komunitetit, pionierët radioamatorë u mblodhën në Paris në vitin 1925 dhe themeluan Unionin Ndërkombëtar të Radioamatorëve (IARU – International Amateur Radio Union), me misionin për të mbështetur dhe përfaqësuar radioamatorët në mbarë botën.
Vetëm dy vjet pas themelimit të saj, në Konferencën Ndërkombëtare të Radiotelegrafisë, radioamatorët fituan alokimet e frekuencave që mbeten të vlefshme edhe sot: 160m, 80m, 40m, 20m dhe 10m. Që nga ajo kohë, IARU ka punuar pa u lodhur për të mbrojtur dhe zgjeruar këto alokime për komunitetin radioamator.
Falë mbështetjes së administratave të ndërgjegjësuara në mbarë botën, radioamatorët kanë sot mundësinë të eksperimentojnë dhe të komunikojnë në breza të vendosur strategjikisht në të gjithë spektrin e radios. Nga 25 vendet themeluese në vitin 1925, IARU është rritur duke përfshirë 160 shoqëri anëtare, të organizuara në tre rajone:
- Rajoni 1: Evropa, Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia Veriore
- Rajoni 2: Amerika
- Rajoni 3: Australia, Zelanda e Re, kombet ishullore të Paqësorit dhe pjesa më e madhe e Azisë
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) e njeh IARU-n si përfaqësuesin zyrtar të interesave të radioamatorëve në nivel global. Sot radioamatorët janë më popullor se asnjëherë me parë, duke patur më shumë se 3.000.000 operatorë të licencuar!
Dita Botërore e Radioamatorizmit është një mundësi e veçantë për Shoqëritë Anëtare të IARU që t’i prezantojnë publikut aftësitë dhe kontributin e radioamatorëve, të festojnë arritjet e tyre dhe të forcojnë miqësinë globale me radioamatorë nga e gjithë bota.
Dita Botërore e Radioamatorëve 2026
IARU do të festojë njëqindenjëvjetorin e saj më 18 prill 2026. Që nga themelimi në Paris, Francë, në vitin 1925, organizata ka punuar pa u lodhur për të promovuar inovacionin në radioamatorizëm dhe për të nxitur zhvillimin e shërbimit në komunitetet e radioamatorëve në mbarë botën.
IARU ka përfaqësuar Shërbimet Radioamatore në organet rregullatore ndërkombëtare dhe rajonale, duke u mbështetur tek kontributi i radioamatorëve vullnetarë nga shumë vende dhe komunitete. Organizata është anëtare e sektorit të ITU që nga viti 1932, dhe puna e vullnetarëve ka vijuar me sukses të pashoq deri më sot, siç u dëshmua nga arritjet e rëndësishme në WRC‑23 (World Radiocommunication Conference 2023).
Deri në ditën e njëqindenjëvjetorit, të gjithë radioamatorët duhet të gjejnë kohë për të reflektuar mbi arritjet e jashtëzakonshme të këtij komuniteti gjatë 101 viteve të fundit. Edhe pse Shërbimet Radioamatore kanë funksionuar për më shumë se një shekull, viti 1924 shënoi herën e parë kur komunikimi radioamator ndërkontinental u bë praktikisht i zakonshëm. Që nga ajo kohë, radioamatorët kanë realizuar përparime të pashembullta teknologjike, duke e kthyer Shërbimin Radioamator në një element thelbësor për ruajtjen e komunikimeve globale dhe për reagimin efektiv ndaj emergjencave të çdo lloji, lokale, kombëtare e ndërkombëtare.
Dita Botërore e Radioamatorëve është një mundësi e veçantë për të reflektuar mbi arritjet e komunitetit tonë që nga viti 1952 kur u themeluar Federata Shqiptare e Radioamatorizmit. Kjo ditë na fton të festojmë diversitetin, përparimet dhe risitë që kemi sjellë në fushën e radioamatorizmit, tja tregojme komunitetit arritjet dhe mundesitë tona, ndërsa presim me entuziazëm të shënojmë njëqindenjëvjetorin e IARU më 18 prill 2026.
Me rastin e Ditës Botërore të Radioamatorëve 2026, anëtarët e RadioSport Burreli (në shkollat e Burrelit dhe Klosit), RadioSport Elbasani (pranë Pallatit të Sportit) dhe RadioKlub Shkodra (në Pedonale), do të zhvillojnë veprimtari informuese dhe demonstrime të hapura për sportin e radioamatorizmit, komunikimet, teknikat dhe mundësitë që ky aktivitet u ofron të rinjve, pasionantëve të teknologjisë dhe publikut të interesuar, duke treguar se radioamatorizmi është një sport aktiv dhe i hapur për të gjithë — pa moshë, pa kufij dhe pa barriera!
Ju ftojmë ta ndani lajmin dhe të na vizitoni!
members of RadioSport Burreli (in the schools of Burrel and Klos), RadioSport Elbasani (near the Sports Palace), and RadioKlub Shkodra (on the city’s Pedestrian Street) will hold informative activities and open demonstrations about the sport of amateur radio, communications, techniques, and the opportunities this activity offers to youth, technology enthusiasts, and the interested public — showing that amateur radio is an active sport open to everyone — regardless of age, borders, or barriers!
We invite you to share the news and visit us! Happy World Amateur Radio Day 2026!
73 from FSHRA
Shënim: Materiali i mësipërm është marrë dhe përkthyer e përshtatur nga faqja e IARU-t https://www.iaru.org/on-the-air/world-amateur-radio-day/