FAQ
- How to obtain a temporary amateur radio license in Albania?
- Si të bëhesh radioamator?
- Çfarë do të thotë termi ose fjala HAM?
- FEDERIMI i sportistëve radioamatorë
- How to obtain a temporary amateur radio license in Albania: To be on the safe side, and to operate as an amateur radio operator in Albania, it is mandatory to hold an official temporary amateur radio license, as it may be requested during routine police checks at border entry, within the country, or upon departure. Obtaining it in advance ensures that your operations remain fully compliant with Albanian regulations and helps you avoid potential legal issues!
Therefore, an official request should be submitted several weeks in advance via the website of the Electronic and Postal Communications Authority of Albania, providing all required information about yourself, your CEPT/HAREC T/R 61‑01/02 class amateur radio license, your station, location, operating conditions, and other relevant details.
The processing, verification, and issuance of your ZA/HOMECALL temporary amateur radio transmitting license typically takes a couple of weeks.
You can complete the process yourself by preparing the documents and information listed below, then applying directly through the https://www.akep.al website. If you require assistance from us, please send your request by email to us with:
- 1. Copy of your transmitting license (scan)
- 2. Copy of your Passport (scan)
- 3. Full address in your country
- 4. Each transceivers you are taking with:
- a. Model
- b. S/N
- c. power for each transceiver
- 5. Antennas you will be going to use:
- a. Type
- b. Bands
- 6. Planed activity in Albania:
- a. begin date
- b. end date
- 7. exact location of your activity in Albania, also exact address or a short description
After the temporary transmitting license has been issued, if you are unable to travel to Tirana to collect it in person, we can prepare a one‑page authorization form for you to sign. With this authorization, we will be able to collect the license on your behalf, scan it, and send your temporary transmitting permission to you by email and/or post.
- Si të bëhesh radioamator: Në Shqipëri, Federata Shqiptare e Radioamatorizmit është organizata që përfaqëson dhe koordinon klubet e shoqatat radioamatore, si dhe mbështet radioamatorët në veprimtarinë e tyre. Për t’u bërë radioamator, duhet të ndiqen disa hapa, të cilët fillojnë me përgatitjen për provimin e patentës së operatorit radioamator. Materialet mësimore përfshijnë njohuri teknike mbi radion, elektronikën dhe procedurat e komunikimit si dhe ligjet shqiptare në fuqi për sportin e radioamatorizmit.
Për mësim autodidakt, këto materiale mund të gjenden online, në libra dhe revista të ndryshme, por zakonisht përgatitja zhvillohet në grup.
Mënyra më e mirë për të nisur procesin është të regjistroheni drejtpërdrejt në faqen https://fshra.org/register, e pastaj do të merrni të gjitha informacionet e nevojshme dhe udhëzimet e hollësishme.
- Çfarë do të thotë termi ose fjala HAM: Në kontekstin e radioamatorizmit, “HAM” është një term me origjinë historike nga vitet e para të shekullit XX. Fillimisht u përdor për të përshkruar situatën kaotike të asaj kohe, kur shërbimet radioamatore nuk ishin ende të rregulluara. Më vonë, termi mori një kuptim simbolik, duke u lidhur me tre figura dhe njësi themelore të shkencës dhe teknologjisë së radios:
• H - Hertz është njësia e frekuencës, që përshkruan numrin e cikleve të një vale për sekondë. Heinrich Rudolf Hertz (22 shkurt 1857 - 1 janar 1894) ishte fizikan gjerman, i cili për herë të parë dëshmoi në mënyrë përfundimtare ekzistencën e valëve elektromagnetike të parashikuara nga ekuacionet e James Clerk Maxwell.
• A - Ampere është njësi themelore e rrymës elektrike, që mat rrjedhjen e elektroneve nëpër një qark. André-Marie Ampère (20 janar 1775 - 10 qershor 1836) ishte fizikan dhe matematikan francez, një nga themeluesit e shkencës së elektromagnetizmit klasik, të cilën ai e quante “elektrodinamikë”.
• M - Marconi për Guglielmo Marconi (25 prill 1874 - 20 korrik 1937), shpikës dhe inxhinier elektrik italian, i njohur si “babai i radios”. Ai krijoi një sistem praktik të telegrafisë pa tela bazuar në valët radio dhe ishte i pari që realizoi lidhjen radio midis Evropës dhe Amerikës. Kontributet e tij në komunikimet me valë të shkurtra vendosën bazat e radios moderne me distancë të gjatë.
Sot, fjala HAM përdoret me krenari nga radioamatorët në mbarë botën për të identifikuar veten dhe komunitetin e tyre.
- Për FEDERIMIN e sportistëve radioamatorë ju lutem dhe plotësoni të dhënat sipas udhëzimeve direkt në faqen https://fshra.org/entra