Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day

REGJISTRIMI I SPORTISTËVE RADIOAMATORË NË KAMPIONATIN E 9-TË KOMBËTAR "TELEGRAFI - SHPEJTËSI E LARTË"

I nderuar kryetar/e i/e klubit sportiv radioamator, i nderuar sportist radioamator anëtar, i nderuar prind, lutemi plotësoni më poshtë të paktën 5 javë përpara zhvillimit të kampionatit të dhënat e kërkuara për pjesëmarrjen e sportistit radioamator në Kampionatin e 9‑të Kombëtar dhe Kupën e Shqipërisë 2026 në disiplinën “Telegrafi - Shpejtësi e Lartë”.

Kujdes: regjistrimi i shoqëruesve duhet të kryhet të paktën 4 javë përpara zhvillimit të kampionatit, në adresën https://fshra.org/kkksh-hst-2026-ooc/

Me plotësimin dhe dërgimin e të dhënave të regjistrimit të sportistit si më poshtë, ju deklaroni që respektoni, pranoni dhe zbatoni: Rregulloren e FSHR për Kampionatet e HST në Shqipëri, Politikat e FSHR për Mbrojtjen e Fëmijëve, si dhe rregullat e vendit ku zhvillohet kampionati!

FSHR ka të drejtë të verifikojë të dhënat e plotësuara dhe të dërguara dhe, në rast konstatimi të parregullsive apo shkeljeve, të mohojë prezencën e personit shoqërues dhe/ose të përjashtojë nga pjesëmarrja sportistin/sportisten radioamator/e, apo këdo tjetër, përpara, gjatë ose pas zhvillimit të kampionatit. Federata mund t’i drejtohet gjithashtu në çdo kohë organeve kompetente në rast shkeljesh.

Të dhënat e sportistit radioamator që regjistrohet në kampionat:



    Ju lutem përsëriteni këtë proces për çdo sportist radioamator që do të marrë pjesë në kampionatin HST.

    Ju informojmë se regjistrimi kërkon pak kohë për t’u procesuar, ndaj ju lutemi që ta kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj në faqen: 👉 https://fshra.org/lista

    Nëse shfaqet emri juaj në listën e pjesëmarrësve brenda 3-4 ditësh, regjistrimi është konfirmuar, përndryshe nëse nuk shfaqet, ju lutemi të na kontaktoni.

    Të dhënat e dërguara përmes kësaj faqeje web janë të kriptuara dhe plotësisht të sigurta. Federata Shqiptare e Radioamatorizmit nuk i transmeton kurrë të dhënat personale palëve të treta dhe respekton gjithmonë privatësinë e çdo individi, duke zbatuar standardet më të larta të sigurisë.

    fshra.org Kampionati i 9-të Kombëtar dhe Kupa Shqipërisë HST2026 Shkodër
    .wpcf7 form .btn-red { background-color: #e60000; color: #fff; }