Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day

REGJISTRIMI I PERSONIT SHOQËRUES TË SPORTISTIT/SPORTISTES RADIOAMATOR/E NË KAMPIONATIN E 9-TË KOMBËTAR "TELEGRAFI - SHPEJTËSI E LARTË"

I nderuar kryetar/e i/e klubit sportiv radioamator, i nderuar sportist/sportiste radioamator/e anëtar/e, i nderuar prind, Federata Shqiptare e Radioamatorizmit lejon shoqërimin e sportistëve radioamatorë nën moshën 18 vjeç nga prind/ër, mësues ose personi përgjegjës, me kusht që personi shoqërues:

  • * të regjistrohet si më poshtë të paktën 4 javë përpara zhvillimit të kampionatit;

  • * të pranojë pa kushte e zbatojë të gjitha rregullat e FSHR si dhe rregullat e vendit ku zhvillohet kampionati, njëlloj si vetë sportistët radioamatorë, pa përjashtime;

* të pranojë, respektojë dhe zbatojë Politikat e FSHR për Mbrojtjen e Fëmijëve!

  • * të marrë përsipër dhe të paguajë paradhënie (detajet vijojnë pas regjistrimit) shpenzimet e akomodimit me pension të plotë (full board) prej 6000 Lekë ose rreth 67€.

FSHR ka të drejtë të verifikojë të dhënat e plotësuara dhe të dërguara dhe, në rast konstatimi të parregullsive apo shkeljeve, të mohojë prezencën e personit shoqërues dhe/ose të përjashtojë nga pjesëmarrja sportistin/sportisten radioamator/e, përpara, gjatë ose pas zhvillimit të kampionatit. Federata mund t’i drejtohet gjithashtu në çdo kohë organeve kompetente në rast shkeljesh.

    PO, unë si shoqërues sportisti radioamator, respektoj e pranoj pa rezerva dhe do i zbatoj të gjitha Rregullat e FSHR për Kampionatet HST, Politikat e FSHR për Mbrojtjen e Fëmijëve, si dhe të gjitha rregullat e vendit ku zhvillohet kampionati!

    PO, unë si shoqërues sportisti radioamator, pranoj dhe marr përsipër të paguaj paradhënie shpenzimet personale (akomodimi me pension të plotë (full board))!

    Ju lutem përsëriteni këtë proces për çdo shoqërues që dëshiron të jetë prezent gjatë kampionatit.

    Ju informojmë se regjistrimi kërkon pak kohë për t’u procesuar, ndaj ju lutemi që ta kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj në faqen: 👉 https://fshra.org/lista

    Nëse shfaqet emri juaj në listën e pjesëmarrësve brenda 3-4 ditësh, regjistrimi është konfirmuar, përndryshe nëse nuk shfaqet, ju lutemi të na kontaktoni.

    Të dhënat e dërguara përmes kësaj faqeje web janë të kriptuara dhe plotësisht të sigurta. Federata Shqiptare e Radioamatorizmit nuk i transmeton kurrë të dhënat personale palëve të treta dhe respekton gjithmonë privatësinë e çdo individi, duke zbatuar standardet më të larta të sigurisë.

    fshra.org Kampionati i 9-të Kombëtar dhe Kupa Shqipërisë HST2026 Shkodër
    .wpcf7 form .btn-red { background-color: #e60000; color: #fff; }