KURSEt e RADIOAMATORIZMIT
Kursi "Bazat e Radioamatorizmit" - i pari i këtij lloji i organizuar në Shqipëri nga FSHR dhe i ideuar e mbajtur nga Presidenti i FSHR z. Florian Gjonej, ZA5G, ka filluar për herë të parë më datë 24 janar 2026.
Të interesuarit ftohen të regjistrohen në kurset e ardhshme, të cilat do të fillojnë nga data 26 shtator 2026 dhe do të zhvillohen 1-2 herë në javë për një periudhë 3-mujore. Pas përfundimit të kursit, në bashkëpunim me AKEP organizohet provimi për "Patentën/Çertifikatën e Operatorit Radioamator" dhe pas kalimit me sukses të tij, aplikohet online për liçensen e transmetimit të operatorit radioamator.
- BAZAT E RADIOAMATORIZMIT - parapërgatitje e plotë për "Patentën e Operatorit Radioamator"
Gjithashtu, në fund të kursit "Bazat e Radioamatorizmit" ose menjëherë pas tij, do të organizohen projekte të punës praktike, të lidhura kryesisht me kurset e mësipërme, por të përshtatshme edhe për radioamatorët e licencuar që kanë nevojë për rifreskimin e njohurive dhe përditësimin e tyre sipas zhvillimeve teknologjike.
Këto projekte përfshijnë, ndër të tjera:
- Ndërtimin e antenave për bandat HF, efektivitetin, matjen dhe tarimin e tyre
- Ndërtimin e baluneve, tipologjitë sipas qëllimit, matjen dhe përshtatjen e tyre;
- Njohjen me filtrat, funksionin e tyre dhe ndërtimin e filtrave me mirësi të lartë;
- Rëndësinë e tokëzimit, mënyrat e realizimit dhe zbatimet praktike;
- Ndërtimin praktik të antenave për frekuencat VHF, UHF dhe SHF, matjen, tarimin dhe përdorimin e tyre, përfshirë edhe aplikime për NOA;
- Ndërtimin e marrësit heterodin për ARDF (Amateur Radio Direction Finding), i njohur edhe si “gjuetia e dhelprës”, me dy banda, etj.
- etj.