Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day
YOTA (Youngster On The Air) - Të rinjtë në ajër 
YOTA (Youngsters On The Air) - Të rinjtë në ajër

YOTA (Youngsters On The Air) është një grup në rritje të shpejtë i radioamatorëve të rinj nga Rajoni 1 i IARU. Qëllimi kryesor është të tërhiqen sa më shumë të rinj drejt radioamatorizmit dhe të zgjerohet komuniteti i sportistëve radioamatorë.

Çdo verë, rreth 80 të rinj mblidhen në një vend të ndryshëm të Rajonit 1 të IARU për një javë shkëmbimi idesh dhe përvojash. Në këtë kamp veror, pjesëmarrësit mësojnë si të organizojnë aktivitete radioamatoriale për të rinjtë në vendet e tyre - si prezantime në shkolla, kampe më të vogla për të rinjtë dhe aktivitete të tjera.

Gjatë vitit, organizohen gjithashtu kampe nën-rajonale për një numër më të vogël pjesëmarrësish, përfshirë edhe ata që ende nuk kanë licencë radioamatori. Programi përfshin gjithashtu ekipe të reja garash, thirrje speciale dhe aktivitete të shumta tërheqëse për moshat e reja.

Pra programi YOTA mirëpret dhe inkurajon operatorët e rinj sportistë radioamatorë të bëhen pjesë e këtij sporti të bukur. Ne jetojmë në një botë ku komunikimi po dixhitalizohet me një ritëm që shpesh është e vështirë ta ndjekim. Në kohë të tilla, është e rëndësishme t’u shpjegojmë njerëzve vlerën e sportit tonë dhe faktin se gjithçka mund të arrihet edhe pa ndihmën e kompjuterit apo smartphone-it. 

Së bashku, në mbarë botën, mund të bëjmë ndryshimin dhe t’u ofrojmë sportistëve të rinj të ardhmen që meritojnë!

Programi sportiv radioamator YOTA përfshin disa aktivitete kryesore, si:

  •  - YOTA Summer Camp

  •  - YOTA Subregional Camps

  •  - Youth Contest Program

  •  - December YOTA Month

  •  - Train the Trainer

Në të gjitha këto programe mund të marrin pjesë të rinjtë deri në moshën 26 vjeçare.

Presidenti i Federata Shqiptare e Radioamatorizmit z. Florian Gjonej, ZA5G po punon për të aktivizuar brezin e ri në programin YOTA, por përballet me një mungesë të theksuar fondesh mbështetëse nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS).

Informacione më të hollësishme të programit kyesor i gjeni në faqen e internetit të Youngsters On The Air (YOTA).