Dita Botërore e Radioamatorëve - World Amateur Radio Day

Kampionati i 9-të Kombëtar i Radioamatorizmit në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”  (në planifikim)

Pas disa shtyrjeve të njëpasnjëshme, të shkaktuara nga pritja e përgjigjes së AKEP për zhvillimin e provimit për “Patentën e Operatorit Radioamator” që nga muaji prill 2026, me qëllim koordinimin e aktiviteteve dhe shmangien e mbivendosjes së tyre, Federata Shqiptare e Radioamatorizmit vendosi që “Kampionati i 9‑të Kombëtar i Radioamatorizmit në disiplinën ‘Telegrafi – Shpejtësi e Lartë’” të zhvillohet nga data 30 tetor deri më 2 nëntor 2026, në qytetin (aktualisht po përpunohen ofertat), pranë [emri i vendit] të vëna në dispozicion nga [emri i institucionit/organizatorit].

Për Kampionatin e 9‑të Kombëtar të Radioamatorizmit në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, regjistrimet duhet të kryhen si më poshtë:

·       Sportistët Radioamatorë: Regjistrimi duhet të bëhet të paktën 5 javë përpara zhvillimit të kampionatit, online në faqen: https://fshra.org/kkksh-hst-2026

·       Personat Shoqërues të sportistëve nën moshën 18 vjeç: Regjistrimi duhet të bëhet të paktën 4 javë përpara zhvillimit të kampionatit, online në faqen: https://fshra.org/kkksh-hst-2026-ooc

Në këtë aktivitet janë të ftuar gjithashtu përfaqësues të MTKS - Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, KOKSH - Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe media lokale dhe kombëtare, për mbulimin dhe promovimin e veprimtarisë sportive radioamatore.

Programi i planifikuar:

Mbështetja financiare shumë modeste (fondi GRANT) e MTKS - Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit mundëson planifikimin dhe organizimin e Kampionatit Kombëtar. Ashtu si në tre vitet e kaluara, realizimi i plotë i aktivitetit arrihet falë përkushtimit dhe punës së madhePresidentit të FSHR, z. Florian Gjonej, ZA5G, i cili ka siguruar vazhdimësinë dhe cilësinë e zhvillimit të këtij eventi kombëtar me të gjitha parametrat e kërkuar ndërkombëtare njësoj si IARU.

Për çdo paqartësi, pyetje, sugjerim apo feedback të mundshëm, mund të na kontaktoni përmes adresave zyrtare të emailit, numrave të telefonit, si dhe rubrikave “Feedback” ose “Contact Us” në faqen e Federatës. Kërkesat e mundshme dhe komunikimet duhet të dërgohen të paktën 2 javë përpara zhvillimit të aktivitetit, për t’u marrë në konsideratë në kohë.